“Masakra” në Gjirokastër, arbitri ia hodhi me 3 javë pushim

0

Luftëtari-Teuta 2-3 ende nuk është harruar në Gjirokastër, me një arbitrim skandaloz që detyroi drejtuesit e Luftëtarit të mendonin edhe braktisjen e kampionatit. Më pas ata dërguan dosjen dhe një kërkesë në FSHF që Blerim Ziri, autori i “masakrës” në atë ndeshje, të mos gjykonte më, për t’u dhënë një sinjal të fortë gjithë arbitrave në futbollin shqiptar.

Bëhej fjalë për një ndeshje të luajtur më 15 nëntor dhe u mendua se Ziri do të dënohej ashpër nga Federata dhe organet e arbitrimit aty.

Dje Ziri drejtoi Naftëtari-Turbina në Kategorinë e Parë, kaq e pati dënimi, pak javë pushim sa për të rikuperuar forcat nga lodhja e udhëtimit në Gjirokastër.

Tani, Luftëtar, nuk të mbetet tjetër veçse të bësh ndonjë bejte tjetër si për Laver Allën.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.