Kryesues dhe disiplinë e hekurt, Kastrioti pezullon dy lojtarë

Kastrioti po udhëheq prej 10 javësh grupin A të Kategorisë së Parë, me 8 pikë diferencë nga vendi i dytë, ndërsa fitoi edhe të shtunën ndaj Burrelit. Trajneri i krutanëve Samuel Nikaj, i ftuar në programin “E hëna sportive” në RTSH, duke folur për ndeshjen ndaj Burrelit, e fituar nga krutanët me rezultatin 1-0, deklaroi se kjo fitore ishte minimale për disa shkaqe, ku krahas kohës me shi kishte edhe disa mungesa, Emiljano Çela, kishte arsye për të munguar për një fatkeqësi familjare, ndërsa dy mungesat e tjera ishin për shkak pezullimi.

Tekniku tha se dy futbollistë Alis Boci dhe Abaz Karakaçi i ka pezulluar për shkak se nuk kanë respektuar rregulloren e klubit. Kësisoj mbetet të shihet se sa do zgjatë ky pezullim dhe nëse do të jenë të pranishëm në ndeshjen e radhës ndaj Egnatias këta dy futbollistë, që kanë qenë ndër më të aktivizuarit deri tani, duke qenë titullarë në të gjitha ndeshjet deri te sfida kundër Burrelit. Gjithsesi, me shumë gjasa pezullimi do të përfundojë këtë javë, por sinjali i fortë është dhënë nga trajneri dhe klubi krutan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online