“Brazili ka shumë klas dhe finesë dhe e dinim mjaft mirë se nga momenti në moment mund të barazonte ndeshjen… Por, ajo që bënë djemtë sot është e jashtëzakonshme dhe vetëm mund t’i duartrokas. Për asnjë moment nuk mendova se do të dorëzoheshim, sepse besoja te futbollistët e mi”.
Roberto Martinez, trajneri i Belgjikës, ka folur pas ndeshjes së fituar me Brazilin dhe arritjes së gjysmëfinaleve të Botërorit. “Bëmë diçka speciale sonte dhe e gjithë Belgjika duhet të jetë krenare për ne. Tani, këtë që bëmë, duhet ta mbajmë mend mirë, sepse do të na duhet edhe në ndeshjen tjetër”.
“Na duhet më shumë energji tani dhe të rikuperojmë psikologjikisht. Duhet të paraqitemi në gjysmëfinale edhe më mirë se sa sonte”.