Granit Xhaka nuk do të jetë lojtar i Arsenait në sezonin e ardhshëm. Paraqitjet jo të mira në fushën e lojës dhe marrëdhënia aspak normale me tifozët, ka bërë që 28 vjeçari t’i komunikojë klubit se dëshiron të largohet. Ditët e fundit u mësua nga mediat italiane se Roma kishte shprehur interesimin për të blerë kartonin e mesfushorit shqiptar.
Ditën e sotme kjo tratativë shkoi në fazë të avancuar, pasi është arritur akordi mes lojtarit dhe dy skuadrave. Roma do të paguajë një shifër prej 18 milionë euro+bonuse nëse arrin në Champions League. Ndërsa Xhaka do të përfitojë një pagë te kënaqshme prej 2.5 milionë euro në seson+bonuse. /Sport Ekspres/