Erald Lakti duket se do të ndërrojë ambient këtë verë. Mesfushori shqiptar është pjesë e Lecco-s, me të cilët dha një kontribut për ngjitjen në Serinë B. Por 23-vjeçari nuk do të ketë mundësinë të luajë në këtë ligë të futbollit italian.
“Gazzetta dello Sport” raporton se Lakti është pranë firmës me Arzignano-n. Sipas medias në fjalë marrëveshja është drejt fundit dhe lojtari i dalë nga akademia e Fiorentinës do të luajë sërish në Serinë C sezonin e ardhshëm./Sport Ekspres/