“Dua lojë nga minuta e parë”, Enrike ia bën të qartë lojtarëve të PSG-së: Është e panegociueshme, mësoni gjuhën franceze

Luis Enrike ka zhvilluar sot konferencën për shtyp si trajner i PSG-së. Trajneri spanjoll e ka bërë të qartë se dëshiron të luajë një futboll sulmues dhe argëtues për syrin e tifozëve. Enrike ka pasur edhe një mesazh për lojtarët e huaj që luajnë aktualisht, apo që do të luajnë në të ardhmen për PSG-në, se duhet të mësojnë me patjetër gjuhën franceze.

“Mëndoj se çdokush që ka parë ekipet e mia të luajnë dinë pak rreth ideve të mia. Unë jam qartësisht një trajner sulmues. Stafi im dhe unë duam një skuadër që luan nga minuta e parë, një skuadër që nuk qendron prapa. Duam që tifozët tanë të argëtohen dhe që lojtarët ta shijojnë faktin që përfaqësojnë PSG-në. Është qartë dhe jo e negociueshme që secili që vjen në klub do të mësojë gjuhën e shtetit që i mirëpret ata”, ka deklaruar Luis Enrike./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online