Lionel Mesi u largua pas dy sezonesh nga PSG-ja, ku nuk mori mbështetjen e duhur të tifozëve. Madje ultrasit e klubit parisien e vërshëllyen në ndeshjen e tij të lamtumirës. Në krah të Mesit këtë herë ka dalë ai që në fillim u lakua në media si rivali kryesor brenda PSG-së, Kilian Mbape.
Marrëdhënia mes francezit dhe yllit argjentinas është përfolur gjithnjë si e tensionuar dhe jo miqësore, megjiithëse në publik Mbape ka zgjedhur të shfaqet ndryshe. Sipas “Gazzetta dello Sport”, sulmuesi i PSG-së ka thënë se Mesi nuk mori respektin që meritonte në Francë dhe se nuk arrin ta kuptojë përse shumë njerëz janë kënaqur nga largimi i tij.
“Ai është një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e futbollit. Kurrë nuk është një lajm i mirë kur dikush si Mesi largohet. Nuk e kuptoj përse kaq shumë njerëz u lehtësuan që ai iku. Ai nuk mori respektin që meritonte në Francë”, ka thënë Kilian Mbape./Halit Delibashi-Sport Ekspres/