Ekskluzive/ U përfol për ardhjen e Odise Roshit te Partizani, ja sesa larg janë të kuqtë nga transferimi i bujshëm

Partizani po kërkon goditje të bujshme në këtë merkato vere. Të kuqtë janë pranë zyrtarizimit të marrëveshjes me Eros Grezdën, teksa mbetet vetëm çështje kohe njoftimi i klubit mbi këtë akord.

Nga krahu tjetër, kampionët e Superiores dëshironin edhe Odise Roshin. Megjithatë, kjo duket se do të mbetet vetëm ëndërr. Sipas burimeve të “Sport Ekspres”, lojtari i Kombëtares nuk e ka në plan të parë transferimin në Shqipëri.

Ai ka vendosur që të vazhdojë aventurën e tij në Turqi me Sakariasporin edhe për një vit tjetër. Mbetet të shihet nëse do të ketë ndryshime të papritura, por në këtë moment, pista Partizani mbetet vetëm mediatike për Odise Roshin që e ka marrë vendimin e tij për të vazhduar në Turqi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online