Marota: Interi, më i rrezikshëm se Napoli

Administratori i deleguar ka folur ecurinë e Juves: Jemi “mjeshtra” për të humbur në finale. Dibala qëndron me të njëjtën pagë

Ide të qarta. Pas fitores së Juventusit kundër Beneventos dhe barazimit të Napolit e Interit, Bepe Marota, administratori i deleguar i bardhezinjve ka folur për ecurinë e kampionatit: “Sipas meje Interi është më favorit sesa Napolit, për arsye se nuk ka impenjime në kupat e Europës dhe ka kohë t’i formulojë më mirë përgatitjet. Nuk është e përkryer, por është më konkrete dhe mendoj se është një rival më i frikshëm. Napoli? Ecuria e tyre e deritanishme është e shkëlqyer, ndërsa e jona është normale, por duke u krahasuar me një vit më parë jemi në një linjë perfekte.
Liga e Kampionëve
Marota përdor ironinë për të komentuar për të disatën herë humbjen në finalen e Ligës së Kampionëve në Kardif: “Tashmë jemi bërë mjeshtra për të humbur në finale… Por suksesi në këtë kompeticion është diçka që mezi po e presim të gjithë, si tifozët ashtu edhe ne”.
Bonuçi
“Bonuçi e kishte marrë vendimin për të mos veshur më fanellën bardhezi, por ne u munduam ta bindnim për të mos ikur, megjithëse nuk e kemi zakon t’i mbajmë lojtarët kundër dëshirës së tyre. Kjo nuk do të thotë që raportet mes dy palëve të jenë të këqija”, ka thënë Marota për mbrojtësin e larguar drejt Milanos.
“Përfitime shtesë për Dibalanë? As nuk e mendojmë
“Unë mendoj se kjo është e gjitha pjesë e një procesi të rritjes”. Kështu është shprehur administratori i deleguar i Juventusit në lidhje me Dibalanë: “Ai ka një staturë të rëndësishme futbollistike, priten gjithmonë gjëra të jashtëzakonshme, por kur bën një ndeshje normale nuk bie shumë në sy. Është 23 vjeç, maturia në futboll arrihet në moshën 26-27. Që tani është i ngarkuar me shumë përgjegjësi, duke ardhur tek Juventusi dhe duke u kthyer në një simbol. Përfitime shtesë nga rinovimi i kontratës? Do ta shqyrtojmë për mundësinë e kohëzgjatjes, por jo për nivelin ekonomik. As ai nuk e mendon këtë gjë, për të mos folur për Juven pastaj. Nuk do të cenohet aspak angazhimi i tij”.
VAR
“VAR”, i quajtur ndryshe video-asistenti i gjyqtarit ka hyrë në fuqi me nisjen e këtij sezoni, lidhur me këtë fenomen të ri në disa liga europiane, Marota është shprehur: “Të heq emocionet, edhe unë në Bergamo bëra një figurë të keqe, sepse më vonë më rezultoi që një gol na e kanë hequr. Por nuk jemi penalizuar për këtë. Ne e konsiderojmë një eksperiment që duhet të harmonizuar akoma më mirë në mënyrë që të gjithë të jemi absolutisht të favorizuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online