Bepe Marota ishte një nga përforcimet më të bujshme të Interit, pasi eksperienca e ish-drejtorit të Juventusit njihet nga të gjithë. Së fundmi, Marota ka folur për mediat, teksa ka diskutuar mbi përforcimin e ri të ekipit zikaltër, Diego Godin, por edhe për çështjen e shumë përfolur të Mauro Ikardit.
GODIN – “Jam i lumtur, jemi në negociata të avancuara për Godin dhe ishte bukur ta shihje të shënonte një natë më parë.”
IKARDI – “Nuk e dimë kur do të rikthehet Ikardi, por ju të medias duhet të dini më shumë se sa ne. Po presim për të dhe nuk kam asgjë tjetër për të shtuar, pasi i kam thënë shumë herë. Shpresojmë që të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur.”
KLUBI – “Puna imë është që të njoh klubin sa më shumë. Nuk isha i shqetësuar kur e mora punën përsipër dhe nuk jam as tani. Duhet të kemi motivi për t’u rikthyer te sukeseset. Klubi është i pari. Për shembull, një klub në Kopenhagen ka të shkruar: ‘Asgjë mbi klubin’. Na duhet të ecim me të njëjtën moto.”