Florian Marku e ka nisur me vrull karrierën në boksin profesionist. Në gjashtë muaj 26-vjeçari ka zhvilluar tri duele, ku në secilin prej tyre ka fituar me nokaut. Dueli i katërt i boksierit shqiptar do të jetë më datë 13 korrik.
Fillimisht Marku ishte programuar të ndeshej me anglezin Jake Best, por ky i fundit u tërhoq nga dueli pak ditë më parë. Në ditët në vazhdim boksieri njoftoi se do të bëhet i ditur emri i kundërshtarit emergjencë që do të vihet përballë tij në ring.
Dueli i ardhshëm i 26-vjeçarit është një hap i rëndësishëm i karrierës së Markut, pasi ai do të jetë përherë të pjesë e një eventi që do transmetohet në të gjithë Anglinë në platformën televizive “BT Sport”.
Dueli i Markut është një prej dueleve që do të zhvillohen në “O2 Arena” Londër. Ky eveniment organizohet nga promotori më i madh në Angli, Frank Warren.