Marku dhe hallet e Vllaznisë: Pagat nuk ndikojnë në rendimentin tonë

Vllaznia luan një ndeshje delikate në Gjirokastër në fundjavë dhe pritet me interes reagimi pas humbjes tronditëse kundër Teutës, në debutimin shtëpiak për këtë sezon që shkoi shumë keq, para mijëra tifozëve në Shkodër. Ndërkohë që priten rezultate në fushë, Vllaznia ka edhe halle të tjera, sepse procedurat burokratike po vonojnë pagat, çka natyrisht është një shqetësim shtesë. Megjithatë, mbrojtësi Antonio Marku mundohet të largojë probleme të tilla dhe është i bindur se skuadra nuk ndikohet nga vonesat e mundshme të pagave: “Futbolli profesionist është punë dhe rroga është një pjesë e rëndësishme. Nga njëra anë jemi të qetë, pasi e dimë që ato janë të sigurta, por nga ana tjetër normalisht që nuk është një situatë shumë e këndshme, teksa shumë futbollistë me këtë punë mbajnë edhe familjet dhe kjo anë nuk duhet anashkaluar pasi gjithkush ka problemet e veta. Ne kemi treguar, sidomos ne shkodranët e Vllaznisë, që pagat nuk kanë ndikuar në paraqitjet dhe angazhimin tonë në stërvitje dhe ndeshje. Uroj që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt”.

Vetë Marku e ka mendjen te forma e tij fizike, sepse ka ardhur nga një dëmtim serioz: “Forma sportive? Kam ardhur nga një dëmtim i gjatë dhe normalisht ndikon te forma sportive, sidomos kur bëhet fjalë për një dëmtim të gjatë. Po punoj për të kapur formën më të mirë sportive. Po ndjek një program individual që më ka dhënë profesori, të cilin e falënderoj për besimin. Uroj të ecë gjithçka mirë”.

Luftëtari nuk është rival i lehtë, por mbrojtësi është optimist: “Ne shkojmë për fitore, por normalisht mund edhe të marrësh ndonjë barazim. E rëndësishme është qe të hyjmë në fushë për të fituar, pastaj çfarë ndodh është diçka tjetër”.

Afrimet e verës ishin të bujshme, por debutimi zhgënjeu tifozët: “Normalisht që harmonizimi do kohën e vet, por jemi lojtarë që kemi luajtur edhe me moshat e Vllaznisë, gjë që është një favor për ne. Mendoj se ambientimi është thjesht çështje kohe. Tifozët? Ashtu siç u kthyen, edhe u larguan dhe ne do t’i kthejmë prapë, pasi çdo tifoz e ka në zemër Vllazninë dhe nuk besoj se ka tifoz që nuk do ta shohë Vllaznisë lart. Normal që ne jemi aktorët kryesorë në fushë dhe uroj e besoj shumë që të vazhdojmë një ritëm sa më të lartë dhe t’i kthejmë tifozët sa më të shumtë, pasi kemi nevojë për ta”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online