Marko Radas titullar, disa pikëpyetje për formacionin

Laçi luan të enjten në Norvegji kundër Moldes, ndërkohë që kurbinasit nesër prej orës 19:00 do të kryejnë seancën e fundit stërvitore në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja. Në orët e para të së mërkurës, rreth orës 03:00, lojtarët bardhezi do të fluturojnë nga Rinasi në Oslo. Më pas, nga kryeqyteti norvegjez, po me avion, do të nisen drejt Moldes.

Ndërkohë gjatë këtyre ditëve trajneri Besnik Prenga ka parë nga afër skuadrën e tij dhe po projekton formacionin që do të hedhë në fushë nga minuta e parë. Me huazimin e Marko Radas nga Skënderbeu, pritet që të ketë edhe ndryshime në formacion.

Kroati do të pozicionohet në qendër të mbrojtjes dhe mbetet për t’u parë se si do luhet në mesfushë, nëse do të zhvendoset Sefgjini përpara në linjën e majtë, apo Hoxhallari. Nëse ndodh kështu, Uzuni mund të pozicionohet në sulm.

Për ndeshjen me Molden edhe Fangaj është gati për të luajtur nga fillimi. Hadroj me shumë mundësi do ta nisë nga stoli, ndërkohë mbetet për t’u parë moduli i lojës dhe se cili nga shkodranët do të luajë titullar, Fangaj apo Shtubina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online