“Markizio pinte 4 paketa cigare në ditë“, pas Bendtnerit një tjetër ish-bardhezi i nxjerr të palarat Juves

Niklas Bendtner do të jepte deklarata të forta pak muaj më parë rreth aventurës së tij te Juventusi, teksa u shpreh se ditën e parë i gjeti lojtarët në dushe duke pirë kafe dhe cigare. E nëse fjalët e tij do të viheshin në dyshim, këtë herë është një tjetër ish-bardhezi që pohon të njëjtën gjë.

Armand Traore ka dhënë një intervistë për “Talksport”, ku flet për sezonin 2010/2021 të Juventusit. Ish-futbollisti i “zonjës së vjetër” zbulon të palarat e torinezëve, teksa thotë se i ka gjetur bardhezinjtë në dushe duke tymosur duhan. Gjithashtu rrëfen se Markizio konumonte rreth 4 paketa në ditë, ndërsa skuadra pinte nga një shishe verë pëërpara ndeshjeve.

“Unë shkova te Juventusi kur isha 20 vjeç. Kur u paraqita mëngjesin e parë për stërvitje mendova: “Po ku janë të gjithë lojtarët?” Nuk ishte askush në dhomën e zhveshjes, askush në palestër, disa lojtarë në dhomën e fizioterapisë.

Ata ishin të gjithë në dushe, duke ngrënë mëngjes, duke pirë cigare dhe duke pirë kafe! Unë isha plotësisht i tronditur që pinë një shishe verë të kuqe një ditë para një ndeshjes. Dhe Markizio pinte katër paketa cigare në ditë, por unë kurrë nuk kam parë dikë të vrapojë si ai”, zbulon Armand Traore./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online