Statistikat zyrtare të UEFA-s, kanë renditur të gjithë lojtarët pjesëmarrës në Champions League, duke llogaritur minutazhin dhe distancën e përshkruar prej tyre në fushën e lojës. Në treshen e parë gjenden lojtarë të cilët kanë zhvilluar të njëjtin numër paraqitjesh deri tani në këtë kompeticion, por sigurisht ndryshimi i tyre vjen tek distanca e përshkruar.
Surpriza është se lojtari i Sitit, Kevin De Brujn është ai që ka vrapuar më shumë, 48052 km. Pas tij vijnë Saul Niguez i cili është një nga mesfushorët më kyç të Atletiko Madrid, si dhe lojtari i Shakhtarit, Fred i cili është duke bërë surprizën e madhe me ekipin e tij pasi për momentin renditet sipër kryesuesve të momentit në Serinë A, Napolit.
Sa i përket shqiptarëve, Taulant Xhaka kryeson me 42689 të tilla. Pas tij vjen Elseid Hysaj i Napolit, me 38229 metra në 4 ndeshje të zhvilluara. Lista vijon me Valon Ahmedin i cili ka vrapuar 31479 metra për fanellën e Mariborit, apo edhe Ansi Agolli i cili ka përshkruar 30005 metra në fushën e lojës por duhet theksuar se ka humbur takimin e parë në këtë kompeticion, atë ndaj Çelsit, shkak dëmtimi.