Marash Kumbulla krenohet para të gjithëve me tifozët e tij: Pak stadiume në botë të japin këto emocione

Marash Kumbulla ka luajtur për 45 minuta në fitoren e fundit të Romës ndaj Shakhtar Donetsk. Në një stadium të stërmbushur, mbrojtësi shqiptar është emocionuar jo pak para nisjes së sezonit të ri në Serinë A.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, lojtari shqiptar është krenuar para të gjithëve me atmosferën e krijuar nga tifozët e Romës. “Vetëm pak stadiume në botë mund të ofrojnë emocione të tilla. Sa mirë është që të jesh pjesë e këtij ekipi. Faleminderit Olimpico”, shkruhet nga Kumbulla. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *