Lewandowski i mori fanellën me numrin “9”, Depay është gati për të shkuar në ekipin e njohur të Serisë A

Në fund të afatit kalimtar, Barcelona duhet të heqë qafe disa lojtarë për të lehtësuar buxhetin. Që Depay është i tepërt te katalanasit u bë e qartë kur Robert Lewandowski mori fanellën e tij me numrin nëntë. Më herët presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur për rastin e “heqjes” e numrit.

“Lewandowski dhe numri 9? Ishte vendim i klubit. Është e gjitha në interes të klubit dhe tifozëve. Prandaj e morëm këtë vendim. Ne e respektojmë Memphisin dhe ai e kuptoi plotësisht vendimin tonë,” tha Laporta. Nëse do të besohen raportimet nga Italia, Depay do të vazhdojë karrierën te Juventusi, i cili ka nevojë për përforcime në fazën e sulmit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online