“Marash Kumbulla do të luajë”/ Trajneri i Romës e zbardh vendimin në konferencën për shtyp

0

Mungesat e theksuara të Romës në mbrojtje dhe sulmuesit kryesor, Edin Dzeko ishin një faktor kryesor në disfatën ndaj Milanit. Ibanez, Kumbulla dhe Smalling ishin të dëmtuar dhe nuk mundën të aktivizoheshin.

Megjithatë ka një lajm të mirë për tifozat kuqezi, pasi mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë do të luajë sot në Firence ndaj Fiorentinës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë trajneri i Romës, Fonesca, ku deklaroi se Kumbulla do të jetë nga minuta e parë, ndërsa Smalling nuk do të luajë pasi nuk e ka kondicionin të përballojë 90 minuta.

“Kumbulla është gati dhe do të luajë sot në mbrëmje. Smalling është thirrur po nuk do të luajë nga minuta e parë, sepse nuk është në kushtet më të mira për t’i përballuar 90 minuta”- deklaroi trajneri i Romës.

Fonesca gjithashtu reagoi mbi akuzat se Roma nuk e ndryshon lojën ndaj ekipeve të mëdha dhe si pasojë pëson disfata. Ai u kundërpërgjigj me faktin se skuadrat e suksesshme nuk e ndrojnë identitetin e tyre, prandaj do të vazhdojë me lojë sulmuese.
“ Është një gabim që ne nuk e ndrojmë lojën kundër ekipeve të mëdha? Absolutisht jo! Skuadrat e suksesshme nuk e ndërrojnë identitetin e tyre.

Nuk më duket se 7 skuadrat që luftojnë për një vend në Ligën e Kampioneve kanë ndërruar mënyrën e lojës. Humbja ndaj Milanit nuk ka çuar në depresion, prandaj në Firence do të shkojmë vetëm për fitore”- mbylli fjalimin Fonesca. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.