VIDEO/Nojeri unik? Portieri turk lë në hije gjermanin e Bajerit, thyen aksionin dhe “fluturon” në gjysmëfushën rivale

Manuel Nojer solli një risi në futbollin modern, duke bërë atë që asnjë portier më parë nuk do të guxonte. Daljet e tij nga porta dhe saktësia në ndërhyrje e bënë gjermanin të jetë unik në rolin e tij, duke rrëmbyer respektin e të gjithëve. Por duket se gardiani i portës së Bajernit nuk është i vetmi që zotëron një cilësi të tillë.

Një episod i veçantë është regjistruar gjatë sfidës mes Jeni Malatiasporit dhe Beshiktashit. Ertaç Ozbir lë portën gjatë lojës dhe shkon menjëherë të thyejë askionin e bardhezinjve. Por pasi ia ka dalë të vihet në zotërim të topit nuk është ndalur me kaq. Portieri i Jeni Malatiaspor “fluturon” me një sprit të gjatë në gjysmëfushën kundërshtare, ku shërben për shokun e tij të skuadrës. Për fat të keq askioni i nisur prej tij nuk u finalizua me gol, megjithëse ka bërë xhiron në rrjetet sociale dhe media./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online