Një tjetër refuzim vjen për Kosovën, Andi Zeqiri nuk e ndërron fanellën e Kombëtares

Vazhdon telenovela e Andi Zeqirit dhe Përfaqësueses së Kosovës. Sulmuesi i Brajton nuk do të luajë me dardanët në ndeshjet e para kualifikuese për Botërorin 2022 në Katar. Burime të gazetës “Indeksonline” bëjnë të ditur që Zeqiri është ftuar nga Zvicra U-21, të cilën e ka pranuar me vetëdije të plotë.

Zvicra U-21 do të luajë në 25 mars ndaj Anglisë U-21 në ndeshjen e parë të Europianit për 21 vjeçarë. Megjithatë luajtja me të rinjtë e Zvicrës përsëri nuk e përjashton nje debutim të Zeqirit me Përfaqësuesen A të Kosovës. Duket se kjo histori nuk do të përfundojë kurrë, pasi edhe vetë lojtari i ka ndërruar shpesh deklaratat, në lidhje me shtetin që do të përfaqësojë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online