Meksika duket se është toka e premtuar e Maradonës. Nëse si futbollit shumëkush e konsideron si të paarritshëm, si trajner vetëm në aventurën e tij me Dorados po tregon se ka vlera, pas dështimeve në Argjentinë apo Azi.
Skuadra e argjentinasit, Dorados de Sinaloa, ka marrë një fitore të çmuar 1-0 mbrëmjen e djeshme në finalen e parë të “play-off”-it në kampionatin Apertura të divizionin 2 meksikan, kundër Atletiko San Luis. Rivera u tregua i saktë në të 73-ën, duke gjetur rrugën e rrjetës dhe duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.
Në takimin e kthimit do të mjaftonte edhe një barazim që Maradona të festonte trofeun e tij dhe të fitonte të drejtën për të luajtur në finalen e madhe për një vend në elitën e futbollit meksikan. Fillimisht duhet të luhet në pranverë turneu Clausura, por nëse e fiton edhe atë, Dorados nuk ka nevojë të luajë finale dhe shkon direkt në Liga MX, nëse përmbush kriteret financiare dhe ato të infrastrukturës.
Maradona ka ndryshuar gjithçka te Dorados, duke e renditur në zonën e “play-off”-it, edhe pse e mori skuadrën në vendet e fundit të klasifikimit. Në finalen e kthimit ish-Pibe de Oro nuk do të jetë në stol, sepse doli me karton të kuq në kohën shtesë, për shkak të protestave të ashpra dhe futjes në fushë.
??? ZURDAZO DE @edsonrv19 Y ADENTRO ?? pic.twitter.com/EctLnD3aGT
— Dorados (@Dorados) November 30, 2018
?? ¡Terminó el #DORvsASL y llevamos ventaja #ConElPezEnLaFinal! ¡Nos vamos con todo a San Luis! ?????? pic.twitter.com/ZvGH3XBl7I
— Dorados (@Dorados) November 30, 2018