Juventus-Napoli nuk është vetëm një sfidë e fortë dhe me rivalitet në fushën e blertë, por dhe jashtë saj. Polemika për arbitrimin e ndeshjes, por jo vetëm. Gjatë sfidës së djeshme nuk munguan koret ofenduese të tifozëve të Juventusit kundër trajnerit Ançeloti, qytetit të Napolit dhe tifozëve të tij.
Pas Karlo Ançelotit, i cili replikoi me tifozët duke iu kujtuar atyre Champions Ligën e fituar në vitin 2003, ku Milani i tij fitonte në finale përballë bardhezinjve, ka ardhur dhe reagimi i Maradona Xhunior, djalit të Diegos së famshëm. Diego Sinagra ka postuar në rrjetet sociale, duke reaguar ashpër kundrejt veprimeve të tifozëve të Juventusit.
“Durim dhe qetësi… Jemi të fortë dhe e kemi treguar! Koret gjatë ndeshjes demonstrojnë inferioritetin e tyre kulturor dhe nuk mund të bëjmë gjë miqtë e mi. Forca Napoli gjithmonë”, shkruan djali i Maradonës në komentin e tij në “Twitter”.
Pazienza e tranquillità….. siamo forti e lo abbiamo dimostrato!! I cori durante il match dimostrano la loro inferiorità culturale e su quello amici miei non ci si può far niente! #ForzaNapoliSempre
— Diego Maradona Jr (@DiegoMaradonaJr) September 29, 2018