Reali i Madridit në alarm për Champions, në Moskë pa katër yje

Në letër duhej të ishte ndeshja më e thjeshtë në grup, por në praktikë trasferta e Realit të Madridit me CSKA-në e Moskës do të jetë tejet e vështirë. Më tepër sesa prej rivalit, kampionët e Europës kanë problemet e tyre me formën dhe mungesat.

Për ndeshjen e dytë në këtë edicion të Champions League, trajneri Lopetegui duhet të bëjë pa katër yje. Titullarë të padiskutueshëm, që formojnë boshtin e ekipit. Surpriza e pakëndshme lidhet me mbrojtësin Sergio Ramos.

Kapiteni i “Los Blancos” nuk udhëtoi me skuadrën drejt Moskës. Një mungesë me peshë, jo vetëm në fazën difensive, por edhe sepse Ramos është lideri i Realit. Ai i shtohet mungesave të Garet Bejl, Marselos dhe Iskos.

Bejl pësoi një dëmtim muskulor në derbin ndaj Atletikos dhe të hënën do të kryejë rezonancën magnetike, për të mësuar gradën e lëndimit. Isko mungon prej apandesitit, ndësa edhe Marselo është i dëmtuar. Një situatë e vështirë për Realin dhe Lopeteguin, që në Rusi paraqitet me vetëm 20 lojtarë dhe probleme të mëdha në të giitha repartet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online