Manxhukiç bën gjestin e rrallë, heq dorë nga rroga e muajit mars sepse… nuk ka luajtur

Mario Manxhukiç u afrua në radhët e Milanit në merkaton e dimrit, por nuk ia ka dalë të lërë shenjën e tij në fushën e lojës. Së fundmi kanë qenë dëmtimet ato që e kanë ndalur sulmuesin kroat për të dhënë kontributin e tij për kuqezinjtë.

Por ish-futbollisti i Jueventusit bën gjestin e rrallë në Itali, teksa ka vendosur të heqi dorë nga rroga e tij për muajin mars për vetë faktin se nuk ka qenë pjesë e skuadrës për shkak të dëmtimeve. Këtë e konfirmon vetë zyrtari i klubit italian, Paolo Skaroni, që nxjerr në pah edhe vlerat etike dhe profesionale të Mario Manxhukiç.

“Një gjest i jashtëzakonshëm që demonstron etikën dhe profesionalizmin e Mario Manxhukiç dhe respektin e tij për Milanin. Klubi do të ketë kështu mundësinë për të mbështetur më tej Fondacionin Milan për projekte në favor të të rinjve në kushtet e brishtësisë socio-ekonomike dhe arsimore, në të cilat sporti është një instrument i përfshirjes sociale”, ka thënë Paolo Skaroni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online