Pas refuzimit që i bëri Romës, duke anuluar fluturimin për në Itali dhe duke kaluar te Barcelona, braziliani Malkom është kthyer në një personazh mjaft antipatik në Romë, edhe pse realisht shumë pak tifozë e njihnin para se Roma ta kërkonte.
Pak a shumë qëndrimin e tifozëve të Romës mbajti edhe mbrojtësi grek Kostas Manolas, kur u pyet para sfidës së djeshme mes Romës e Barcelonës, në Amerikë.
“Nuk e di kush është, nuk e njoh fare. Para se të firmoste për Barcelonën, as ai vetë nuk e dinte emrin e vet. Nuk ka arsye pse ta përshëndes. Ai nuk deshi të vinte te Roma, më mirë të shkojë në Barcelonë”, deklaroi Manolas.
Më pas Malkom i shënoi Romës, por verdhekuqtë fituan 4-2.