Mangësia e Panuçit, trajneri i ri dhe Grasshoperi: Rrëfehet Arlind Ajeti

0

Kombëtarja jonë e nisi rrugëtimin në eleminatoret e Euro 2020 me një humbje ndaj Turqisë dhe një fitore ndaj Andorrës. Humbja në Shkodër ndaj kombëtares turke i kushtoi stolin Kristian Panuçit, i cili u shkarkua pas asaj ndeshje.

Kohët e fundit temë kryesore në kombëtare ka qenë zgjedhja e trajnerit të ri dhe emrat e përfolur kanë qenë të shumtë. Lidhur me këto çështje ka folur mbrojtësi Arlind Ajeti, i cili është rrëfyer për “A2 CNN”.

PANUÇI – “Panuçi e ka mbajtur skuadrën vetëm në hotel, që të fokusoheshim gjatë gjithë grumbullimit. Ajo nuk është e mirë në aspektin psikologjik. Ndoshta Panuçi nuk arriti t’i kuptonte shqiptarët dhe Kombëtaren tonë”

TRAJNERI I RI – “Shpresoj që të vijë një trajner që e di kufirin. Besoj që italianët janë taktikisht shumë të fortë dhe nuk besoj që është ide e keqe”.

Në fund të muajit mars, Arlind Ajeti u përjashtua nga Grasshopper, me vendim të trajnerit Stipiç. Mbrojtësi 25-vjeçar zbulon arsyet, ndërsa tani që drejtuesi i stolit ndryshoi, mori edhe një lajm tepër të mirë. “Besoj dhe shpresoj që do të kem përsëri shanse tani”, përfundoi Ajeti.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.