VIDEO/ Vetëm një goditje në portë! Një ish-lojtar lë pa fjalë Liverpulin, supergol pas 120 sekondash

Liverpuli ka humbur mbrëmjen e sotme me shifrat 1-0 kundër Sauthemtonit. Ndeshja është zhbllokuar shumë shpejt, por këtë herë rrugën e rrjetës nuk e kanë gjetur djemtë e Jurgen Klop. Kur ishin luajtur vetëm 120 sekonda lojë, Deni Ings shënon një supergol, duke lënë pa fjalë ish-skuadrën e tij. Ky gol mjaft i shpejtë ka “tronditur” Liverpulin, që nuk ka mundur dot të reagojë gjatë pjesës tjetër të ndeshjes.

Qarkullimi i topit i ka takuar “të kuqve”, por këta të fundit kanë harruar portën kundërshtare. Vetëm një goditje ishte e shënjestruar në kuadrat për skuadrën e udhëhequr nga gjermani Klop. Një shifër kjo që është vërtetë e papranueshme për një klub të tillë si Liverpuli, që këtë sezon synon të mbrojë titullin kampion./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/BanterFC5/status/1346186338073251840

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online