Merkatoja e futbollit është afërsisht 24 orë larg nga afati përfundimtar dhe klubet po përpiqen të kryejnë goditjet e tyre të fundit. Tregu i transferimeve ka përfshirë edhe Edon Zhegrovën. Për këtë të fundit është futur në garë Mançester Junajtedi, i cili ka paraqitur ofertë zyrtare për anësorin nga Kosova.
Por Lila nuk dëshiron të heqë dorë nga ylli i saj. Fabricio Romano bën me dije se klubi francez ka refuzuar ofertën e ardhur nga Premier Liga. Mbetet për t’u parë se cilat do të jenë zhvillimet në këto orë të fundit të merkatos për Edon Zhegrovën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/