“Mançester Siti fiton Champions-in edhe me rezervat”, trajneri i Marsejës “i tërheq veshin” lojtarëve të tij

Trajneri i Marsejës, Vilas Boas është i mendimit se Mançester Siti mund ta fitojë Ligën e Kampioneve dhe me rezerva. Skuadra e Guardiolës e ka siguruar kualifikim në fazën tjetër dhe për këtë arsye trajneri do të rreshtojë ekipin B në fushën e lojës ndaj francezëve. Megjithatë Vilas Boas u shpreh se kjo nuk duhet t’i bëjë lojtarët që të mendojnë se e kanë fitoren e sigurtë.

“Siti do të luajë me ndryshime, por skuadra e tyre B përbëhet me emra si Mendi, Bernardo Silva, Mahrez, kështë që e shihni vetë si është situata. Rezervat mund ta fitojnë Ligën e Kampioneve, prandaj lojtarët e mi nuk duhet ta mendojnë për asnjë moment që e kanë të fituar ndeshjen”- u shpreh Vilas Boas./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online