VIDEO/ Kualifikim me zemrën në dorë, çfarë drame ndodh te Lacio-Club Bruge

Lacio e ka mbyllur në një barazim 2-2 “finalen“ e sotme kundër Bryzhit, duke kaluar kështu fazën e grupeve të Champions League, ku e mbyllën në vendin e 2-të pas Dortmundit. Por një kualifikim me zemrën në dorë ka qenë ky i sotmi për bardhekaltrit. Pavarësisht se luanin me një lojtar më pak që nga minuta e 39, kjo nuk i ka ndalur aspak belgët, të cilët në minutë ne 75 gjetën golin e barazimit, për t’i çuar shifrat në 2-2.

Megjithatë ankthi shtohet te Lacio me çdo minutë që kalon në fushën e lojës, pasi një gol nga kundërshtarët përkthehej në një lamtumirë nga Champions League dhe kualifikimi do i kalonte pikërisht Bryzhit. Drama vazhdon deri në momentet e fundit të përballjes, kur një traversë shpëton portën e Pepe Reinas nga goli dhe i jep një biletë për në fazën me eliminim direkt në kompeticionin më prestigjoz për klube./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/oh38896193/status/1336392609913327620

https://twitter.com/Footballgoal20/status/1336381091448561672

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online