Mançester Junaitid ka një numër “10” të ri, lëvizje surprizuese

Një lëvizje e papritur nga Mançester Junaitid, pasi ka nderuar 20-vjeçarin Markus Rashford. Ky i fundit ka marrë numrin 10. Ai do të mbajë fanellën me këtë numër që prej sezonit të ri.

Anglezi u paraqit për herë të parë me këtë numër në shpinë në ndeshjen kundër Bajern Mynih. Ishte vetë klubi i “djajve” që shkruajti në “twitter”: “Zyrtare, Markus Rashford është numri 10 më i ri”.

Kjo fanellë u mbajt më herët nga Zlatan Ibrahimoviç dhe Uejn Runi. Rashford arrin ta bëjë të veten vetëm 20 vjeç. Nderim i madh për të. Ekipi i Murinjos nuk ka kaluar një filim sezoni të mirë, pasi ka patur shumë mungesa dhe lojtarët kanë ardhur vonë nga pushimet e tyre.

“Po, ai e donte. Ai gjithmonë e donte. Kishte shumë respekt për të madhin Runi dhe më pas Ibrahimoviç donte ta merrte. Ai ishte në hije, duke pritur për mundësinë dhe tani numri është i lirë. Diçka fantastike për djalin, të ja japim atij”, – u shpreh trajneri Murinjo në lidhje me këtë çështje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *