Bledar Mancaku var këpucët në gozhdë, tashmë edhe zyrtarisht. Sulmuesi 35-vjeçar ka dy vite që nuk luan më futboll, por tashmë ka zyrtarizuar tërheqjen.
Një karrierë e pasur, me shumë vite sidomos te Teuta, ku ka qenë lojtar mjaft i rëndësishëm.
Teuta ka njoftuar se para sfidës hapëse të sezonit kundër Luftëtarit sot do të zhvillohet një ceremoni në nderim të sulmuesit, i cili ka shënuar rreth 60 gola me Teutën, por ka luajtur edhe me Besën e disa klube të tjera. Gjithashtu, Mancaku ka luajtur edhe me kombëtaren U-21 dhe kombëtaren e madhe.