Manaj si mjalti, tërheq katër klube “big”! Firmos Berat Gjimshiti

Rei Manaj dhe Berat Gjimshiti janë në qendër të vëmendjes sa i takon lajmeve të merkatos së fundmi. Për sulmuesin lushnjar tashmë ka interes nga Gjermania, madje bëhet fjalë për klube të Bundesligës.

Golat e shënuar me Albaseten, gjashtë deri më tani, kanë tërhequr vëmendjen dhe sipas asaj që raporton Gianluca Di Marzio, më shumë se një herë vëzhgues të Valencias dhe Selivjes e kanë parë sulmuesin e kombëtares sonë. Nga Gjermani po e vëzhgojnë me kujdes hanoveri dhe Shtutgarti, çka bën që tanimë Manaj ta shtojë një marsh dhe të hedhë hapin e madh.

GJIMSHITI – Qendërmbrojtësi u kërkua këtë verë nga Beshiktashi, por Atalanta është bindur për cilësitë e tij dhe i ka ofruar kontratën e re. Raportohet nga “nau.ch” se 25-vjeçari ka arritur marrëveshjen dhe ka nënshkruar kontratën e re që do të jetë e vlefshme deri në verën e vitit 2022.

Qendërmbrojtësi i kombëtares dilte lojtar i lirë në qershor, por skuadra nga Bergamo nuk dëshironte të hiqte dorë nga shërbimet e tij. Në shoqërinë e Milos Malenovic, Gjimshiti ka firmosur. Vjet ai bëri një sezon të mirë me Beneventon në Serie A, ndërkohë që në të shkuarën ka luajtur në B me Avelinon.

Huazimi i ka shërbyer ish-lojtarit të Zyrihut për t’u rritur dhe tashmë Atalanta mendon ta ketë pjesë të projektit të rëndësishme të projektit të tij Gjimshitin. Kontrata e re është sinjali i duhur për besimin që klubi dhe trajneri Gasperini kanë te qendërmbrojtësi i kombëtares.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *