“Manaj punon shumë gjatë javës”, trajneri flet për rritjen e sulmuesit shqiptar: Na ndihmon me lëvizjet që bën

Specia është mposhtur me rezultatin 2-1 nga Bolonja, në një ndeshje ku Rei Manaj arriti të gjente rrugnën e rrjetës për herë të tretë këtë sezon në Serie A. Pas përfundimit të takimit, Tiago Mota ka folur për mikrofonin e “DAZN”-it, duke iu përgjigjur edhe pyetjes së gazetarëve në lidhje me sulmuesin e Kombëtares shqiptare.

“Rei ka bërë shumë mirë për një kohë të gjatë. Ai ndihmon ekipin kur duhet të mbajë topin, për lëvizjet që bën, për ndihmën në fazën e mbrojtjes. Ai është një djalë që punon shumë gjatë javës. Ka fituar besim për veten dhe te shokët e tij”, është shprehur Tiago Mota./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *