Çfarë sulmuesi po na vjen nga Austria? Shifrat e Xhakomo Vrionit janë të frikshme, më mirë edhe se talenti që e kërkon Barcelona dhe Dortmund

Xhakomo Vrioni është një njohje e vjetër për tifozët shqiptarë pasi ka qenë prej kohësh pjesë e moshave tona. Më pak i parë me ekipin e Kombëtares A, por në idenë e parë të krijuar për ndeshjet që ka zhvilluar me Shqipërinë U-21 bëhet fjalë për një lojtar me fuqi të madhe të fizike dhe jo marrëdhënie të mirë me shënimin e golave.

Por sa e ka ndryshuar kalimi te të rinjtë e Juventusit dhe stërvitja me ekipin e parë të bardhezinjëve, mes të cilëve edhe me yllin Kristiano Ronaldo? Huazimi te Tirol në elitën e Austrisë, tregon se Vrioni është tjetërsuar.

Sulmuesi ynë ka realizuar 10 gola në 14 ndeshje me ekipin austriak që renditet mes vendeve të fundit. Ndërkohë vendin e parë për golashënues e mban talenti që po kërkohet nga Barcelona dhe Dortmund, Adeyemi, me 14 gola të realizuara në 19 ndeshje.

Me një mesatare thuajse të njëjtë, duhet theksuar se golat e Vrionit kanë qenë më efektiv për të vendosur fatin e takimit, ndërsa Adeyemi realizon më tepër në ndeshjet që Salzburg, si ekip që nuk njeh konkurrencë në Austri, shkatërron rivalët. Për më tepër, Vrioni ka vuajtur disa dëmtime gjatë këtij sezoni që e kanë lënë jashtë për disa ndeshje dhe menjëherë pas rikthimit arrin të shënojë gjithmonë. Reja e ka të detyruar për ta grumbulluar në miqësoret e marsit, ky sulmues meriton vëmendje. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online