“Manaj ishte si personazh i një filmi të animuar”! Gazetari turk: Shikoja ndeshjen dhe pyesja veten, po sikur Rei Manaj të…

Rei Manaj zhvilloi një super ndeshje kundër Trabzonsporit. Sivaspori fitoi 0-1 në transfertë dhe sulmuesi shqiptar dhuroi spektakël në fushë, ndërsa pas asistit të tij do të vinte goli i fitores. Gazetari turk, Engin Kehale, ka treguar me përshkrimin e tij se çfarë ndodhi te Trabzonspor-Sivasspor.

“Ndërsa mendoja se presioni do të shtohej në pjesën e dytë dhe Trabzonspor do të fillonte të prodhonte, Manaj doli në skenë pas pasimit të gabuar të Erenit.

Manaj e fshehu topin mes 5 lojtarëve si një personazh filmi i animuar, pasoi te Menig dhe shënoi Sivaspor.

Duke parë ndeshjen e djeshme, njeriu pyet veten: “Çfarë do të kishte ndodhur nëse Manaj do të ishte në Trabzonspor?” Ai nuk mund të mos mendojë”, tha gazetari. /Sport Ekspres/