Manaj ishte investim me strategji të menduar, dalin shifrat që Specia do të paguajë për kartonin e sulmuesit shqiptar

Rei Manaj firmosi rikthimin në Serie A në limitet e merkatos së shkuar. Sulmuesi shqiptar është tashmë pjesë e Specias, e cila gjeti akordin me Barcelonën për ta sjellë në Itali. Futbollisti 24-vjeçar ishte një investim i mirëmenduar për klubin ligurian. Merkatoja e ardhshme e verës do të jetë e bllokuar për ta, prandaj Manaj dhe Agudelo mund të jenë përforcimet e Specias.

Të dy lojtarët janë transferuar me të njëjtën formulë, huazim me të drejtë blerjeje në fund të sezonit. “Citta della Specia” zbulon edhe shifrat që klubi do të paguajë për të blerë përfundimisht kartonët e dy futbollistëve në fjalë. Sa i përket Manajt, klubi i Serie A ka paguar 500 mijë euro për huazimin, ndërsa në verë do të derdhë në arkat e Barcelonës 3.5 milionë euro nëse kërkon ta mbajë përfundimisht në skuaadër sulmuesin shqiptar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online