Rei Manaj ka gjetur golin e dytë në kampionat me Albaseten dhe këtë e ka bërë shumë shpejt, që në minutën e tretë të takimit kundër Majorkës në transfertë. Një ndeshje e mbyllur me fitore për skuadrën e lushnjarit, që triumfoi me rezultatin 1-3.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me golin e Manajt në fuq, ndërkohë që vendasit prej minutës së 48-të luajtën me një lojtar më pak, pasi Railo u ndëshkua me karton të kuq. Gjithsesi Akuna riktheu avantazhin.
Manaj u aktivizua deri në minutën 73-të, ndërkohë që vendasit në atë moment hodhën në fushën e blertë Mervejl Ndokit, ish-sulmuesi e Tiranës. Kongolezi u shit vjet në verë te Getafe dhe tashmë është huazuar te Majorka. Në fund të ndeshjes Akuna shënoi edhe golin e tretë për Albaseten.