Manaj debuton me… karton të verdhë

0

Pa mbërritur mirë në Spanjë, rej Manaj ka debutuar menjëherë te Granada, sepse Segunda Division nuk ndalet për ndeshjet e kombëtareve.

Sot Granada u ndesh me Barcelonën B, në ndeshjen e parë të javës së tretë, dhe ashtu si në dy ndeshjet e para, Granada ka barazuar sërish, këtë radhë 2-2.

Hoselu në minutën e 25-të shënoi nga pika e bardhë për Granadan, ndërsa Oriol Buskets barazoi në minutën e 45-të për të rinjtë e Barcelonës.

Pedro kaloi në avantazh Granadën sërish në minutën e 52-të, por Ruiz barazoi për miqtë në minutën e 69-të. Tre minuta më vonë u fut Manaj, i cili nuk pati raste të pastra për shënim, por u bë protagonist në fundin e takimit, sepse në minutën e 91-të shkaktoi një faull në mesfushë dhe u ndëshkua me katron të verdhë, ndërsa në minutën e 95-të u ndal me faull kur po shkonte drejt zonës kundërshtare, duke ndëshkuar me karton të verdhë një mbrojtës kundërshtar.

Vetëm kaq për momentin, duke shpresuar që me kalimin e kohës të vijnë minutat, besimi dhe golat.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.