Mamaja e sulmuesit foli më tepër se duhej, menaxheri i Kristiano Ronaldos e përgënjeshtron

0

Mamaja e Kristiano Ronaldos ka folur më tepër se duhej duke ngritur pritshmërinë për kthimin e sulmuesit te Sportingu i Lisbonës. Duke u zotuar se do ta bindte djalin për t’u rikthyer sërish në shtëpi, tifozët e ekipit portugez që u shpall kampion në këtë sezon po e prisnin me padurim njoftimin e radhës që e afronte edhe më tepër yllin e Juventusit.

Megjithatë për të shuar të gjitha këto zëra ka menduar menaxheri i lojtarit, Jorge Mendes: “Ronaldo nuk do të kthehet te Sportingu. Ndihet krenar që ata fituan titullin, por për momentin nuk e ka Portugalinë në plane”, tha Mendes. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.