Mall për gjërat e vogla, Sadiku dhe Bare bëhen nostalgjik te Malaga: Na mungojnë përqafimet me shokët dhe shakatë në stërvitje

Të gjitha kampionatet po mendojnë për rikthimin e futbollit dhe madje kanë nisur edhe stërvitjet individuale, por jo çdo gjë do të jetë si më parë. Distancimi social dhe masat e tjera të ndërmarra për të frenuar përhapjen e Covid-19 kanë bërë që mënyra jonë e jetesës të mos jetë më ashtu siç ne e njohim. Ndonjëherë detajet e vogla dhe situata që ndodhin çdo ditë në jetën tonë kalojnë pa u vënë re prej nesh, por tashmë kanë nisur të na mungojnë.

I këtij mendimi është edhe dyshja shqiptare e Malagas, Keidi Bare dhe Armando Sadiku, të cilët janë bërë paksa nostalgjik nga kjo situatë e pazakontë. Mesfushori kuqezi shprehet se i mungojnë shakatë me shokët e ekipit dhe përqafimet me ta, ndërsa shpreson që gjithçka të marrë fund sa më shpejt. Gjithashtu jep edhe një falenderim për gjithë pjesëtarët e klubit që po e bëjnë të ndihet i sigurt.

“Më mungon të bëj pak shaka me shokët e skuadrës, por jo vetëm mua, të gjithëve në dhomën e zhveshjes. Na mungon të japim një përqafim dhe të qeshim të gjithë së bashku. Shpresojmë që kjo kohë do të kalojë sa më shpejtë dhe të kthehemi në normalitet. Të gjithë në klub kanë bërë një punë të jashtëzakonshme. Faleminderit atyre, pasi na bëjnë të ndihemi të sigurt. Ata kanë bërë çmos për ne dhe ju falënderojmë për atë që po bëni”, ka thënë Keidi Bare.

Ndërkohë edhe sulmuesit të Kombëtares, Sadikut, i mungojnë detajet e vogla si përqafimi me shokët e ekipit. Golashënuesi më i mirë i Malagas për këtë sezon shpreh edhe dëshirën e madhe për të luajtur sërish një ndeshje futbolli.

“Mungon një përqafim nga shokët e skuadrës, por shpresojmë që kjo të kalojë shpejt dhe do të kthehemi në normalitet. Unë me të vërtetë dua të luaj në një ndeshje, në një seancë të vërtetë stërvitore me shokët e mi të skuadrës”, përfundon Armando Sadiku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online