Maldini takoi ndërmjetësin e Armando Brojës, Fabricio Romano zbulon të vërtetën

Emri i Armando Brojës është lidhur ngushtë me një transferim te Milani kohët e fundit. Në Itali raportuan se Maldini zhvilloi një takim kokë më kokë më një ndërmjetës të tij për të negociuar blerjen e kartonit të lojtarit shqiptar. Por duket se gjerat qendrijnë ndryshe nga ç’janë paraqitur në media.

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano, ka njoftuar përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”. Eksperti i merkatos saktëson se Broja ka rinovuar vetëm një muaj më parë dhe e ka gjithë vëmendjen e tij te Chelsea. Prandaj transferimi i tij do të ishte i pamundur, pavarësisht dëshirës së kuqezinjve.

“Më shumë për Armando Brojën pas lidhjeve me Milanin. Louis Bell, vetëm një ndërmjetës i Brojës, u takua me AC Milanin për të diskutuar rreth talenteve të rinj në agjencinë e tij. AC Milani e vlerëson Brojën për një kohë të gjatë, por ai nënshkroi kontratë të re gjashtë vjeçare një muaj më parë dhe tani është 100% i fokusuar te Chelsea”, ka shkruae Fabrizio Romano./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online