“E di se çfarë po flas, nuk i bën dot 60 gola në ligën e katërt të Anglisë”! Legjenda Merson: Ju flisni për Halandin, por janë lojtarët e Man City që i shërbejnë

Erling Haaland është në super formë te Manchester City. Norvegjezi ka shënuar 20 gola dhe ka dhënë 3 asiste në 14 ndeshjet për Manchester City në këtë sezon. 22-vjeçari mund të thyejë të gjitha rekordet e mundshme në Premier League. Pyetja është se sa gola do të shënojë këtë sezon, por ende ka nga ata që dyshojnë në cilësinë e këtij sulmuesi.

Legjenda Paul Merson beson se Haaland nuk do të kishte shënuar 60 gola në kategorinë e katërt të futbollit anglez. Ai beson se do të kishte probleme të mëdha sepse nuk do të kishte lojtarë për t’i shërbyer, siç është rasti i Cityt.

“Ai ka nevojë për lojtarë për t’i shërbyer atij. Të gjithë thonë se sa të shkëlqyera janë lëvizjet e tij dhe sa i fortë është, por gjithçka është e parëndësishme nëse ai nuk e merr topin në vendin e duhur. Nuk do të kishte shënuar 60 gola në League 2 (niveli i katërt i futbollit anglez). Kam punuar atje dhe e di se për çfarë po flas,” tha Paul Merson. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online