Maldini nis bisedimet me familjen e Asllanit, Milani ka të qartë strategjinë për mesfushorin shqiptar

0

Kristjan Asllani është kthyer në një nga objektivat e merkatos të klubeve më të mëdha në Itali. Mesfushori shqiptar kërkohet me ngulm si nga Interi, ashtu edhe nga Milani. Maldini nuk ka humbur më shumë kohë dhe na nisur bisedimet me familjen e Asllanit.

Kuqezinjtë e kanë të qartë strategjinë që do të ndjekin për 20-vjeçarin. Alfredo Pedula bën me dije se Paolo Maldini i ka propozuar idenë për të blerë kartonin e tij dhe për ta lënë më pas edhe për një tjetër vit te Empoli në formë huazimi. Një formulë e tillë kënaq kërkesat e klubit toskan, ndërsa tashmë mbetet edhe në dorë të Asllanit nëse do të pranojë apo jo./Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.