Në mediat malazeze ka pasur një vëmendje të veçantë kushtuar lojtarëve që do të luajnë në turet e treta të kompeticioneve europiane. Aty gjejnë edhe futbollistin e tyre, Dejan Zarubica. Ky i fundit është pjesë e Laçit dhe njëkohësisht “fajtori” që dërgoi Craiova-n në shtëpi. Ndeshje e radhës për kurbinasit do të jetë me Anderleht, ndërsa “Vijesti.me” ka pyetur sulmuesin 28-vjeçar edhe për gjendjen e futbollit në Shqipëri.
“Futbolli i ekipeve shqiptare po përparon shumë. Klubet po ndjekin trendin europian, Federata gjithashtu. Vetëm futja e sistemit VAR po e dëshmon atë në mënyrën më të mirë. Nuk është rastësi që dy ekipe nga ne arritën në raundin e tretë të Conference League, Teuta dhe ne. Duket shumë moderne. Unë besoj se Laçi ka për të luftuar për titullin deri në fund”.
Kjo përshtypje e mirë që u mor nga ana e Zarubicas i ka lënë mbresa edhe gazetarit malazez që shkruan në artikull: “Kampionati në Shqipëri është në një nivel të lakmueshëm tani, sistemi VAR do të nis nga ky sezoni. Superiorja do të fillojë vetëm në fillim të shtatori, por arsyeja e kësaj “vonese” në fakt tregon në vete sesa po përparojnë. Instalimi i sistemit VAR është në progres dhe do të jetë gati kur do të nisin ndeshje”, shkruhet në artikull. /Sport Ekspres/