Mësohet rruga si Uzuni kalon në Champions League/ Gjen ekipin që hoqi Tiranën nga grupe, Muçi kalon në tunelin e nxehtë të Ballkanit

Në ditën e sotme është hedhur shorti sa i përket fazës së Play Off në Champions League. Të gjitha ekipet kanë mësuar rivalët e tyre në rast se kalojnë me sukses turin e tretë.

Kështu Myrto Uzuni me Ferencvaros duhet të kalojnë Slavian e Pragës, atje ku luan edhe Olainka. Nëse detyra mbyllet me sukses, në fazën e fundit gjen fituesin e çiftit Cluj-Young Boys. Zviceranët janë disi më favorit dhe Uzuni do të përballej me ekipin që nxorri Tiranën nga grupet e Europa League në kohën e Egbo.

Ndërkohë për Muçin rezervohen përballje të nxehta në Ballkan. Fillimisht Legia duhet të kalojë Dinamon e Zagrebit. Nëse do të përmbushej qëllimi, atëherë në Play Off e pret fituesi i çiftit Crevena Zvezda-Sherif Tiraspol. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online