Malaga në vështirësi financiare, administratori i klubit flet për të ardhmen e Bares: E duan 2 klube

Situata te Malaga vijon të mbetet e turbullt, teksa problemet ekonomike e kanë vënë përpara një sfide të vështirë. Klubi spanjoll ka kohë deri në nëtor për të vënë në vijë problemet brenda skuadrës, ku i duhet të shesë lojtarë apo këta të fundit të largohen me dëshirë ne tyre pa kërkuar kompensim.

Në një konferencë për mediat, admidistratori i Malagas, Jose Maria Munoz, ka sqaruar haat që po ndërmerr klubi bardheblu. Munoz ka dhënë përgjigje edhe për talentin shqiptar, Keidi Bare, që ka shkëlqyer me fanellën e ekipit spanjoll. Kontrata e tij me pagë minimale si lojtar akademi e përfundon dhe administratori i klubit bën me dije se mesfushori i Kombëtares kuqezi do të regjistrohet si një lojtar i ekipit të parë të tyre, ndërsa zbulon se interes për të nuk ka vetëm nga Espanjoli, por edhe një tjetër klub duket se dëshiron të firmosë me Keidi Baren.

“Në rastin e Keidi Bares ne pretendojmë se ai është një lojtar i ekipit të parë dhe do ta regjistrojmë. Dihet tashmë që ne kemi oferta nga Espanjoli, por është edhe një tjetër klub i interesuar që na ka kërkuar Baren. Ekziston mundësia për ta shitur, por nuk kemi një ofertë konrete“, ka thënë Munoz./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online