Vitet kalojnë dhe polakët nuk e harrojnë/ “Ferrari u parkua në Turqi”, flasin për Armando Sadikun

Nga Klaudio Ndreca

Armando Sadiku mori një vendim të ri për karrierën e tij duke zgjedhur që të luajë në elitën e futbollit të Turqisë. Atje do të jetë pjesë e Erzurumsporu, një ekip ky që është ngjitur së fundmi dhe do të kërkojë fillimisht për të mbijetuar në kampionat. Sigurisht që në pamje të parë një zgjedhje e tillë mund të konsiderohet si një hap mbrapa për sulmuesin shqiptar, që është i lirë pas largimit nga Levante dhe mund të firmoste për cilëndo skuadër lehtësisht, pasi nuk duhej paguar ndonjë shifër financiare.

Por zyrtarizimi ka mbërritur disa ditë më parë dhe Sadiku është pjesë e ekipit turk. Në Poloni nuk mund të mungojë i njëjti koment që shoqëron çdo lëvizje në merkato të Sadikut. Këtë herë është “Transfery” që artikullin e hap me: “Ferrari është parkuar sërish, do të luajë në Turqi”. Kjo pasi në kohën kur sulmuesi i Kombëtares po luante te Legia dhe nuk po i jepnin besim për t’u aktivizuar titullar, do të shprehej se ishte njësoj si të mbahej në garazh një Ferrari. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online