Mars 2018. Amir Abrashi u ndal nga një dëmtim në gju dhe parashikohej që të rikthehej në fushën e blertë në muajin tetor. Nuk ka ndodhur kështu, pasi rikuperimi ka zgjatur pak më shumë. Sot mesfushori është bashkuar me grupin.
Një lajm i mirë për Frajburgun dhe për trajnerin Kristian Panuçi, i cili tanimë duhet të nisë të shohë edhe nga mesfushori. Abrashi tanimë mund të luajë në Bundesliga dhe të japë kontributin e tij. Sigurisht që periudha pas operimit të ligamentit nuk ka qenë e lehtë për futbollistin kuqezi, por tanimë më e keqja ka kaluar.
Vetë klubi gjerman ka bërë me dije rikthimin e Abrashit, teksa shkruan: “Amir Abrashi dhe Kaleb Stanko ishin për herë të parë në stërvitje me grupin, që pa dëmtimeve të tyre”. Pas gati shtatë muajsh Abrashi është rikthyer dhe pret të zhvillojë ndeshjen e parë zyrtare për këtë sezon.