Makineria zikaltër bllokohet, Sasuolo makth dhe Ikardi “tradhton”

0

A ishte rastësi humbja ndaj Udinezes? Me sa duket jo, sepse Interi është bllokuar mendërisht dhe i janë kthyer makthet e vjetra. Nuk është hera e parë që Interi kap kreun në muajt e parë të sezonit, por më pas nga dhjetori e tutje fillon fundosja.

Sot në fushën e Sasuolos erdhi një humbje e rëndë 1-0, ndaj një rivali që po i bëhet makth, sepse nga tallja për 7-0 brenda e jashtë fushe, Interi ka kaluar te humbjet rresht ndaj një rivali që këtë vit duket më i dobët se asnjëherë këto vitet e fundit.

Falçineli shënoi për Sasuolon në pjesën e parë dhe u bë heroi i takimit, ndërsa antiheroi u bë Mauro Ikardi, i cili humbi dy raste të arta në pjesën e parë dhe humbi një penallti në fillim të pjesës së dytë.

Megjithatë, tepër e lehtë të fajësosh Ikardin, sepse e vërteta është se gjithë Interi nuk është në formë dhe vuan shumë me skuadra që dinë të mbrohen fort.

Sezonin e shkuar Interi i Piolit mundi 7-1 Atalantën dhe pastaj u zhduk, këtë sezon është ndalur te fitorja 5-0 ndaj Kievos dhe tashmë kreu është 5 pikë larg.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.